Dy viktimat në Velipojë shokë me njëri-tjetrin, Ardisi kërcënoi me armë kuzhinierin e hotelit

Date:

- Advertisement -

Ardis Ishmi dhe Arsid Hoxha janë dy të rinjtë e vrarë në Velipojë nga dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli.

Fillimisht personat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ishmit dhe Hoxhës, shokë me njëri-tjetrin.

JOQ ALBANIA ka mësuar se Hoxha ka qenë kamarier në hotelin e vëllezërve Frroku dhe në qershor ka patur probleme me kuzhinierin.

Shoku i tij, Ardisi i njohur edhe me emrin Ersild, më 28 qershor ka shkuar në hotelin në fjalë dhe për të mbrojtur shokun ka kërcënuar me armë kuzhinierin.

Pas kësaj ai është arratisur dhe më 16 korrik është arratisur. Ditën e djeshme ai ka përfunduar masën e sigurisë dhe bashkë me Hoxhën kanë shkuar në hotelin e vëllezërve Frroku për t’u sqaruar.

Në debat e sipër vëllezërit Frroku kanë qëlluar ndaj tyre duke i vrarë.

33-vjeçari Ardis Ishmi ka lënë jetima dy djem të vegjël të moshës 5 dhe 6-vjeç. Ai ishte pronar i një hoteli në Velipojë, disa restoranteve në Shirokë dhe një ferme kuajsh.

Qytetarët shkodranë i druhen hakmarrjes së fiseve pas kësaj ngjarje tragjike.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...