“E kam studiuar Bullgarinë”, Silvinjo: Nesër do të bëhen 3-4 ndryshime, ja si qëndron e vërteta me Brojën

Date:

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo doli sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë. Ai foli për ndryshimet që do të bëjë si dhe u shpreh se për atë nuk ekzistojnë ndeshjet miqësore, pasi i konsideron të gjitha të rëndësishme. Ndër të tjera, Silvinjo u ndal dhe tek Broja ku sqaroi të gjithë situatën pse ai nuk luajti kundër Çekisë.

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime, trajneri ka luajtur 3 vjet në Premier Ligë dhe kush nuk do të donte ta proivonte si eksperiencë. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, jemi të sigurt me ata sepse kanë ekspericën e duhur. Jemi të sigurtë me ata në portë. E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhen 3-4 ndryshime, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.

Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe mua. Nuk është e drejtë të them emrat që do të luajnë nesër, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.

Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 min u zëvendësua që të mos kishte probleme. U kontrollua te ne, pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Çelsit dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Çelsi, kjo e gjitha.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related