E mbylli familjen në shtëpi, 35-vjeçari: E bëra për t’i mbrojtur nga e keqja

Date:

- Advertisement -

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 20 ditë burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, që mbante të ‘burgosur’ në shtëpi nënën, bashkëshorten dhe fëmijët.

Ndërkohë avokati i tij kërkoi shtrimin e përkohshëm në spital deri në daljen e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojnë gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit me profesion ekonimist.

Nga ana tjetër, vetë 35-vjeçari ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët, pasi siç u shpreh, kishte frikë për ta.

I riu prej një viti e gjysmë, kishte përshtatur shtëpinë si burg, me kamera survejimi dhe bllokues valësh. Ai nuk i lejonte familjarët të kishin kontakte me botën jashtë dhe ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...