E motra e Saimir Sulës s’ndalet, kërkon drejtësi për vdekjes e të vëllait: Pse heshtni? Këtu ka trafik organesh

Date:

- Advertisement -

E motra e Saimir Sulës, i riu i cili ndëroi jetë në një spital në Barcelonë dhe u soll pa zemër në Shqipëri, ka protestuar sërish ditën e sotme përballë ambienteve të Minsitrisë së Drejtësisë.

Me dokumenta në duar ajo ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e vdekjes së vëllait të saj. Sipas Majlindës, këtu kemi të bëjmë me trafik organesh, prandaj dhe drejtësia nuk duhet të heshtë.

“Pse heshtni, këtu kemi të bëjmë me trafik organesh”, dëgjohet të thotë ajo.

Tre vite më parë, familja Sula tha se trupi i djalit të tyre kishte ardhur pa zemër në Shqipëri. 33-vjeçari ishte shtruar në një spital në Spanjë për Covid-19, por ndërroi jetë nga rrethana ende të panjohura. Në 9 maj 2020 ai u deklarua i vdekur dhe familjarët morën trupin.

Kur Saimir Sula do të dërgohej në banesën e fundit, ka qenë motra e tij ajo që ka konstatuar se në trupin e të vëllait mungonte zemra. Ajo bëri kallëzim në polici dhe menjëherë Prokuroria nisi hetimet.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related