“E punësuar te Posta Shqiptare, Deniza Ruzi në orar të punës moderon emision

Date:

- Advertisement -

Në Shqipëri, janë të shumta rastet kur punonjësit e administratës shtetërore bëjnë punë të dyta. Ata e bëjnë këtë pas orarit zyrtar të punës por jo vetëm.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të denoncuar një punonjëse të Postës Shqiptare e cila gjatë orarit zyrtar punon në një televizion kombëtar.

Sipas qytetarit, shtetasja Denisa Rusi e punësuar në Postën Shqiptare në pozicionin e Përgjegjëses me pagë 90 mijë lekë të reja, gjatë orarit të punës punon si moderatore e një emisioni në Top News pjesë e Top Channel.

Ai thotë se në orarin që Ruzi duhet të jetë në krye të detyrës te Posta Shqiptare, ajo moderon programin e saj në Top News nga e hëna në të premte në fashën orare 10:00-14:00.

Qytetari e cilēson një rast flagrant punësimin e dyfishtë të Ruzit pasi shkel ligjin me të dyja këmbët duke punuar në një punë tjetër ndërkohë që paguhet nga shteti në një pozicion tjetër.

Madje qytetari thotë se punonjësja e Postës Shqiptare pa pasur asnjë lloj frike, fyen dhe kërcënon vartësit e saj.

Vlen të thuhet se deri në muajin Prill 2021, Denisa Ruzi ka qenë e punësuar në Bashkinë Kurbin, në pozicionin e Këshilltares së Kryetarit të Bashkisë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Doja te denoncoja nje rast flagrant dypunesimi jo te ligjshem, Znj. Denisa Ruzi e punesuar ne Posta Shqiptare Sh.A ne pozicionin e pergjegjeses me page 900 mije leke, gjate orarite te punes se shtetit ushtron profesionin e saj si gazetare ne TCH live cdo dite. E TURPSHME si me paturpesine me te madhe kta njereze hajne e fyen sa te munden duke e shkelur ligjin me dy kembe pa pasur as frik por duke kercenuar edhe varesit se elbete pozita te ben mbret. TURP TURP TURP me taksat e ktij populli abuzohet ne menyren me te shemtuar. SHPRESOJ ta merni ne KONSIDERAT e ta beni PUBLIK

Besim plote qe ju jeni nje media e pavarur.

Ja dhe dokumentacioni qe verteton qe kjo zonje po ben dy vite qe mer rroge ne shtet duke punuar ne privat. Prezanton emisonin live ne orarin zyrtar te punes. Burimi i lajmit: JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Si do të ndahen plazhet? Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të...

VIDEO/ Zhegrova e David ia dhurojnë fitoren Lilles ndaj Atletico Madrid, fitojnë Man City e Interi

Lille ka bërë sërish befasinë në Ligë të Kampionëve....

VIDEO/ Zhegrova fenomenal, ylli i Kosovës i shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit

Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në...