Mbrëmjen e djeshme, te Orange Club Sarandë, u zu poshtë nga ashensori i lokalit, 17-vjeçari Antonio Delilaj.
Lidhur me ngjarjen, ditën e sotme është arrestuar montuesi i ashensorit Lulëzim Allkushi 43 vjeç për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Ndërkohë në kërkim është shpallur, pronari i klubit, 37-vjeçari Spiro Iljadhi i akuzuar për po të njëjtën vepër penale.
I riu që humbi jetën ishte ndihmës kamarier në këtë lokal, teksa mësohet se ishte edhe i afërm i pronarit të lokalit