“Edhe pse në burg, vrasësi shqiptar hap LIVE në TikTok dhe flirton me vajza”

Date:

- Advertisement -

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrajse në Mbretërinë e Bashkuar, hap video live nga qelia e tij e burgut, flirton me vajza dhe luan lojëra online në TikTok.

Sipas “Dailymail”, Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për përfshirjen në vrasjen e një rivali të drogës merr edhe dhurata nga ndjekësit e tij.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, 32 vjeç, hap video live çdo ditë gjatë javëve të fundit. Madje në njërën prej tyre, me mburrje ai ka treguar se celularin ia kanë dërguar me dron në burgun e Mançester dhe ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Gjithashtu ai tha se se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të ‘blinte një tjetër’ duke shtuar se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, ndërsa secili ka kushtuar nga 2000£.

Ai iu tregon 8,000 ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij, ndërsa bashkë me kriminelë të burgjeve të tjerë flirtojnë me vajza të reja.

Merizaj, i cili përdor pseudonimin ‘Babale’ nëpërmjet TikTok ai bën “ndeshje” ku edhe fiton para. Ai është mik me një tjetër vrasës shqiptar që vuan dënimin e përjetshëm në Greqi.

Në një bisedë në TikTok, Merizaj iu ka treguar ndjekësve se do të transferohet në një burg shqiptar muajin e ardhshëm./Burimi i lajmit: Dailymail

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...