Ekzekutimi u porosit nga Ervis Martiinaj/ Si u vra Gjin Ndoji me një plumb në kokë!

Date:

- Advertisement -

Mëngjesi i 9 gushtit 2020 në Vaun e Dejës u trondit nga një atentat. Rreth orës 05:55 minuta në fshatin Shjezë, ekzekutohet me plumb në kokë, Gjin Ndoji (Boriçi).

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMW”, që viktima kishte marrë me qera pak ditë para vrasjes ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi.

Pak pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu u gjet e djegur një makinë që dyshohej se i përkiste autorëve.

Makina e djegur tip “Benz” me targa AA 346 LC të cilat figuronin që ishin denoncuar të vjedhura që më 20 qershor të atij viti në Ishëm

Tre vjet më pas, 27 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme SPAK informon se ka zbuluar autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë.

Kanë qenë mesazhet e dekoduara në “Sky” dhe “Encro chat” që kanë zbuluar autorët dhe se Ervis Martinaj donte të vrarë Ndojin.

Nuk dihet shkaku pse Martinaj e donte të vrarë Ndojin. Ishte Gjoka më pas, që pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin.

Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic.

Megaoperacioni i SPAK/ Vis Martinaj porositi vrasjen e Boriçit. Mes të kërkuarve edhe Prek Kodra, që do vriste Albin Kurtin
Atëkohë u fol se Ndoji dhe Bajri ishin shokë dhe të dyshuarit i shkuan viktimës në varrim, pinë kafen e ngushëllimit në familjen e tij. Nga bisedat e përgjuara duket që Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre.

Bajri eliminoi Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleant Musabelliun, vrasje të cilën e kërkonte Pëllumb Gjoka pasi Kleanti kishte tentuar ta vriste në 2017. Vrasja e Kleant Musabelliut nuk u realizua.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...