Ëndrra britanike”, i riu shqiptar: Në një fermë kanabisi pasurohesh shumë shpejt, në Shqipëri nuk ja del dot me rrogë

Date:

- Advertisement -

Loku një i ri shqiptar thotë se do të donte të punonte në një fermë kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar pasi pa pasuritë që gëzojnë “djemtë londinez” të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Burrat, të sapokthyer nga kultivimi i një sasie të madhe marijuane që u shitej britanikëve, janë gjithmonë duke shfaqur pasurinë e tyre dhe në lagjen modeste të Lokut kjo bie në sy. “Unë shoh shumë njerëz që kthehen nga Anglia duke fituar nga 200,000 deri në 500,000 £,” tha 25-vjeçari për Daily Express.

“Ata blejnë një shtëpi, fillojnë një biznes të ri dhe shfaqen në rrugë. Gjithmonë kanë vajzat më të bukura. Ti duhet të kuptosh që unë kur e shoh atë (send,) më sëmbon zemra. Dua të bëj të njëjtën gjë”, tha ai. “Unë njoh shumë njerëz këtu në Shqipëri që marrin paratë nga Londra duke punuar në atë lloj pune dhe fillojnë një biznes të ri këtu. Është diçka e zakonshme”, shton ai.

Loku shpjegoi se në një vend ku paga vjetore është vetëm 4,200 £ në vit, të shohësh një shok 20-vjeçar që drejton një Mercedes të ri pas vetëm disa muajsh në Mbretërinë e Bashkuar, e bën punën joshëse pavarësisht rrezikut apo paligjshmërisë. Korrupsioni endemik do të thotë se disa nga njerëzit më të arsimuar që Loku njeh fitojnë paga jashtëzakonisht të ulëta në Shqipëri./albeu.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related