Entuziasëm në Pragë/ Silvinjo bashkohet me tifozët, trajneri i Shqipërisë bën shqiponjën me… “Skënderbeun”

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ndodhet në Pragë, atje ku ka kryer edhe seancën e fundit përgatitore në pran të sfidës kundër Republikës Çeke. Kuqezinjtë po gëzojnë një formë të mirë dhe paraqitjet e fundit kanë rritur entuziasmin e lojtarëve dhe të tifozëve. Këta të fundit nuk e kanë lënë vetëm ekipin kombëtar në këtë përballje të rëndësishme.

Një grup tifozësh shqiptarë janë grumbulluar në Pragë, ku kanë tërhequr edhe vëmenjen e vendasve dhe të tifozëve me këngët e tyre. Mbështetësve të Shqipërisë i është bashkuar për një moment edhe Silvinjo. Trajneri i Kombëtares i ka plotësuar dëshirën disa tifozëve duke shkrepur një fotografi me ta, teksa bën shqiponjën me duar me… “Skënderbeun”.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Republikës Çeke.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin me atmosferën që është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Sfida Republika Çeke – Shqipëri do të luhet më 7 shtator 2023, ora 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...