“Është momenti ynë”, Armando Broja: Grup i vështirë, por kemi tifozët më të mirë në botë

Date:

- Advertisement -

Është momenti ynë”, kështu hapet kopertina e intervistës që ka dhënë Armando Broja për platformën digjitale angleze “Rising Ballers”. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është rrëfyer për mediat angleze para ndeshjeve të Euro 2024.

22-vjeçari flet për disa çështje, ndërsa e cilëson shumë të vështirë grupin B, ku Shqipëria ndodhet bashkë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Broja nënvizon se tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë dhe se bashkë do të mund të surprizojnë të gjithë.

Për Brojën pjesmarrja në Euro 2024 është një “ëndërr” e madhe e cila po bëhet realitet. Gjithshtu talenti kuqezi shpjegoi edhe festën me shqiponjë që bën pas çdo goli.

“Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë, të gjithë bashkë jemi një, tifozë, lojtarë dhe vendi. E dimë që do të jetë e vështirë, jemi në një grup të fortë, ndoshta grupi më i vështirë, por ne do të shkojmë atje për të bërë diçka të veçantë.

Kur shënoj, bëj festimin me shqiponjën shqiptare. Shumë njerëz mendojnë se po imitoj festimin e Anelka-s, por unë e dua vendim tim kaq shumë, ndaj e bëj. Është një festim unik dhe vërtet shumë i bukur.

Është një ëndërr e madhe që bëhet realitet, të luaj në Europian për vendin tim. Për mua, familjen dhe këdo që më ka mbështetur në udhëtimin tim”, ka përfunduar Broja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...