“Fatin e mori me punën e madhe”! Frank Lampard ngre në piedestal sulmuesin e Shqipërisë: Gol si të Armando Brojës kam shënuar edhe unë

Date:

- Advertisement -

Armando Broja ka gëzuar edhe legjendën e Chelsea-t, Frank Lampardin, me golin e shënuar kundër Fulham-it. Ish-mesfushori i bluve të Londrës ishte i pranishëm në studion e emisonit “Matchday Live” në “Sky Sports Premier League”, ku ka shfaqur hapur kënaqësinë që ka ndjerë për golin e sulmuesit shqiptar. Lampard ishte njeriu që i dha Brojës debutimin për herë të parë në Premier League dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e tij. Ish-lojtari i njohur anglez ka thënë se 22-vjeçari është një person shumë pozitiv dhe se ka mentalitetin e tillë që nuk ndikohet nga rastet e humbura, por ka besimin e duhur se do të shkojë sërish përpara portës.

“Jam i kënaqur për të. Arsyeja pse jam i kënaqur për Armandon është sepse hera e fundit që e pashë ishte në prill-maj dhe ishte në fazën që stërvitej i vetëm në pjesën e pasme të fushës për t’u rekuperuar nga dëmtimi. Është një djalë shumë pozitiv. Një lojtar i ri shumë i mirë. Kur ka bërë gjithë atë punë për sa e sa muaj për të fituar formën dhe ia doli të luante për herë të parë si titullar, duhet të ketë pasur shumë impakt për të. Kështu që ishte një gol mjaft i mirë për të. Ishte pak me fat te goli? Po, absolutisht, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Unë kam shënuar disa të tillë në karrierën time, ata do të llogariten (qesh). (Humbja e shanseve) Është e kuptueshme deri në një farë pike. Por ai ka atë mentalitet që ‘do të shkoj aty përsëri’ dhe ritmi me lëvizjet e tij do çojnë aty përsëri. Dhe ja ku e mori fatin e tij”, ka thënë Frank Lampardi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vëllai i Enkelejda Danajt: Burri e dh*nonte dhe kur ishte shtatzënë!

Dëshmi tronditëse janë zbardhur për vrasjen e 40-vjeçares Enkelejda...

“Mes meje dhe Heidit…”/ Françeska: Nuk e diskutoj që Egla dhe Meritoni janë në finale

Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën,...