Ferri brenda familjes Hasi, mjeku vajzën e vogël e ka në të njëjtën moshë me të miturën që abuzonte!

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e tmerrshme është raportuar nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Një mjek, Dervish Hasi është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe ka tutoruar një të mitur për 2 vite rresht, nga mosha 14 deri në 16 vjeç. Makthi i të miturës përfundoi sot kur Policia e Shtetit shkoi në banesën e mjekut dhe shpëtoi nga “ferri” 16-vjeçaren, e cila 3-4 ditë të javës e kalonte me abuzuesin e saj, 3 gratë dhe fëmijët e tij. Madje kohën që nuk ishin bashkë e “rikuperonin” duke dërguar materiale dhe mesazhe erotike në një grup ku ishin të pestë pjesëtarë.

ZËRI është interesuar edhe më shumë lidhur me këtë rast. Nga burime kemi mësuar se mjeku Hasi, ligjërisht kishte vetëm një grua, Vijoletën, me të cilën kishte sjellë në jetë 3 fëmijë. Djalin, Enes, 22 vjeç; dhe dy vajza Suada dhe Fatime, 20 dhe 17 vjeç. Ajo që është më e rëndë është fakti që vajza e tij e vogël është thuajse në të njëjtën moshë me të miturën që abuzonte mjeku 42-vjeçar. Sipas të njëjtave burime, mjeku ka edhe 2 gra të tjera që bashkëjetojnë me të, por nuk dihet nëse edhe më to ka sjellë në jetë fëmijë. Të gjithë këtë “kult’ që kishte krijuar brenda banesës së tij e fshihte me besimin e tij mysliman.

Edhe pse abuzimi i të miturës ndodhte përditë para syve të tyre, asnjë prej anëtarëve të tjerë të familjes nuk e denoncoi kurrë. Po as prindërit e vajzës, që prej 2 vitesh abuzohej nga mjeku dhe persona që ende nuk dihet se kush janë. E gjitha bëhej duke manipuluar të miturën, se me kalimin e kohës edhe ajo do të bëhej pjesë e familjes si gruaja e katërt. Mister mbetet edhe fakti se përse deri më tani nuk kanë reaguar as prindërit e të miturës, pasi nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi./ZËRI

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...