Fotografi shqiptar akuzon Oliviero Toscanin se i ka vjedhur autorësinë e një fotoje

Date:

- Advertisement -

Ju kujtohet fotografia e famshme simbolike e një anijeje plot me emigrantë që po përpiqeshin të largoheshin nga Durrësi i Shqipërisë për të mbërritur në Bari? Fotografia ka mbetur e lidhur me fushatat e Benetton dhe me emrin e Oliviero Toscanit. Megjithatë, fotografia nuk do të ishte shkrepur nëse nuk do të ishte fotografi shqiptar, Gani Xhengo.

Fotoja e shkrepur në fillim të viteve 1990, nuk është fotografuar nga Oliviero Toscani. Xhengo thotë se autori i vërtetë i fotos është vetë ai. I lindur në Korçë më 2 dhjetor 1943, Gani Xhengo ka kryer studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe është një i apasnionuar i madh i fotografisë.

Ai punoi si fotoreporter profesionist për gati njëzet vjet, midis viteve 1970 dhe 1988, pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Gjatë asaj kohe, fotot e tij tregonin historinë e Shqipërisë nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Po në ato vite ai u bë i njohur nëpërmjet botimeve në shtyp dhe organizimit të ekspozitave fotografike brenda dhe jashtë vendit.

Për gati njëzet vjet, fotografi nuk e dinte që në Itali, fotoja e anijes me emirgantw qw largohshin nga Durrwsi drejt Italisw, ishte përdorur nga Benetton. Në vitin 2010, Gani Xhengo dhe djali i tij zbuluan se fotoja ishte e pranishme në faqen zyrtare të Benetton Flickr, në mënyrë anonime dhe me të drejta autori të rezervuara për Benetton.

Sipas shqiptarit, Benetton e përdori prej vitesh foton si reklamë duke shkelur të drejtat e autorit e duke e paraqitur fotografinw me ngjyra, ndonwse origjinali wshtw bardh e zi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...