Gazetarja nxjerr SHIFRAT: Në Tiranë janë 52.871 shtëpi bosh, çdo vit shtohen 8 mijë apartamente, do duhen 45 vjet që të mbushen me banorë!

Date:

- Advertisement -

Ola Xama, një ndër gazetarët e njohura të ekonomisë në Shqipëri, ka publikuar shifrat e Censit të vitit 2023, për godinat e banimit, sipas të cilave rezulton se në qarkun Tiranë janë 85.457 shtëpi të pabanuara, ndërsa në bashkinë Tiranë janë 52.871 shtëpi.

Xama është autorja e një investigimi të vitit të kaluar, sipas të cilit rezultoi se më shumë se 51 mijë shtëpi në kryeqytet ishin të pabanuara, duke parë faturat e energjisë që deklaroheshin 0 lekë. Gjetjet e saj u kundërshtuan atëkohë, por siç duket Censi i Popullsisë i ka provuar si të vërteta.

“Tashmë është zyrtare nga vetë INSTAT: numri i popullsisë në kryeqytet është rritur me 40.754 banorë (2011-2023), ose mesatarisht 3.396 banorë në vit. Pjesëtuar për 3 që është numri mesatar i anëtarëve të familjeve për Tiranën, qytetit nuk i shtohen dot më shumë se 1.132 familje në vit, ndërsa volumi i lejeve të ndërtimit që jepet për rezidenca banimi shton ofertën çdo vit me të paktën 8 mijë shtëpi”, shton ajo.

Gazetarja Ola Xama e konsideron këtë si një krim ekonomik, mjedisor dhe social i cili duhet ndaluar, sepse sikur të mos ketë më ndërtime të reja, vetëm që të mbushen 52.871 banesat që janë bosh dhe ritmi i rritjes së popullsisë të mbetet i pandryshuar, do të duhen 45 vjet!

Shënimi i plotë i gazetares Ola Xama:

Sipas të dhënave të sapo publikuara të Censusit 2023 në nivel qarku dhe bashkie, rezulton se në qarkun Tiranë janë 85 457 shtëpi të pabanuara, ndërsa në bashkinë Tiranë janë 52 871 shtëpi.

Të dhënat e publikuara duke patur si tregues konsumin e energjisë 1 vit më parë, konstatuan se afërisht 51 mijë banesa në kryeqytet janë bosh.

Këto shifra u kundërshtuan në dhjetëra mënyra, duke i ndarë herë në njësi tregtare, herë në shtëpi të braktisura, e herë duke thënë se kemi shtuar lidhjet e kontratave të ujit.

Tashmë është zyrtare nga vetë INSTAT: numri i popullsisë në kryeqytet është rritur me 40.754 banorë (2011-2023), ose mesatarisht 3.396 banorë në vit. Pjesëtuar për 3 që është numri mesatar i anëtarëve të familjeve për Tiranën, qytetit nuk i shtohen dot më shumë se 1.132 familje në vit, ndërsa volumi i lejeve të ndërtimit që jepet për rezidenca banimi shton ofertën çdo vit me të paktën 8 mijë shtëpi.

Vetëm që të mbushen 52 871 banesat që janë bosh, sikur ritmi i rritjes së popullsisë të mbetet i pandryshuar, do të duhen 45 vjet! Ajo që kanë bërë me ndërtimin është krim ekonomik, mjedisor, shëndetësor dhe social. Mos e thelloni më krimin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vinicius nuk fitoi “Topin e Artë”, Benzema: Braziliani është i zhgënjyer, e meritonte trofeun

Ish-kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, foli për...

Masakra e Shkodrës/ Dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi, por kush i tradhtoi viktimat?

Janë zbardhur detaje të reja nga masakra e regjistruar...