Gjendet i vdekur në dushin e burgut të Rrogozhinës i burgosuri

Date:

- Advertisement -

Erald Helshani, një i dënuar për prodhim lëndësh narkotike, ka ndërruar jetë në Burgun e Rrogozhinës.

43-vjeçari u gjet pa ndjenja në dhomat e dushit nga të dënuarit e tjerë, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se Helshani mori ndihmë të menjëhershme dhe u transportua në Spitalin e Rrogozhinës, por ndërrroi jetë këtë mëngjes.

Sipas informacionit nga Buegjet, Helshani ishte në trajtim për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë kohës së qëndrimit të tij në këtë institucion. Ai po vuante një dënim prej 4 vitesh e 8 muajsh për prodhim lëndësh narkotike.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related