Gjermani/ I riu nga Fieri gjendet i pajetë në shtëpi, dyshohet se…

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj, nga Frakulla e Fierit, është gjetur i vdekur.

Policia gjermane zbuloi trupin e tij në banesë më 1 nëntor, dhe dyshimet paraprake sugjerojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje.

Familjarët e tij kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshirën për t’u larguar nga jeta.

Komuniteti shqiptar ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja është në kushte të vështira ekonomike.

Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh.

Ai ishte djali i vetëm i familjes; pesë vjet më parë, nëna e tij ndërroi jetë, dhe tani babai, Gori Lalaj, i cili është i sëmurë dhe pa të ardhura mbetet i vetëm.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Kombëtarja “çmontohet” para Nations League, mbrojtësi kuqezi humbet ndeshjet e nëntorit

Marash Kumbulla do të mungojë në ndeshjet e nëntorit...

Nën hetim nga SPAK? Benet Beci thyen heshtjen: Do jap dorëheqjen nga bashkia e Shkodrës, nesër do zgjidhem…

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci, ironizon shkrimet për dorëheqjen...

Karlo Ançeloti ka thyer heshtjen: Topi i Artë? E fitova atë në 1 qershor, kur fitova Champions-in

Karlo Ançeloti është paraqitur përpara mediave në prag të...