Mario Mitaj është lojtari i momentit te Shqipëria. Ky djalosh po i mrekullon të gjithë tifozët e Kombëtare me mënyrën sesi paraqitet në fushën e blertë. “Koha Shtesë” ka zgjedhur që ta intervistojë këtë herë në rubrikën tonë të re në “Sport Ekspres”, ku Mitaj ka dhënë një rrëfim të rrallë deri tani.
“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: “Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave”. Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë. Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip”, tha Mitaj. /Sport Ekspres/