Gruaja vdes ditën e ditëlindjes në derën e spitalit, fëmijët akuzojnë mjekët e Korçës: E shtrëngonte gjoksi, i thanë ik se s’ke gjë

Date:

- Advertisement -

Tatjana Dajko, një 61 vjeçare nga Korça ka ndërruar jetë tre ditë më parë, pas problemeve shëndetësore. Ajo është dërguar nga fëmijët në Spitalin Rajonal të qytetit, por atje pasi i kanë bërë matjet e tensionit dhe oksigjenit, i kanë thënë të largohej sepse nuk kishte gjë.

Të paktën, kështu pretendojnë dy fëmijët e të ndjerës, e cila mbylli sytë në ditën e ditëlindjes, në derën e spitalit.

“E ka marrë vëllai mamanë në 10 pa dhjetë dhe e ka çuar në urgjencën e spitalit. Mami kishte shtrëngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje, i kanë matur tensionin dhe oksigjenin. I kanë bërë një qetësues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë.

Qëndroi 10 minuta shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty, priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës dhe i tha: a do ma matni prapë tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë, ke ankth, stres.

Kur doli nga dera e spitalit, ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi, tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë. E pamë që u bë më keq, rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtu… morëm makinën tonë dhe e çuam.

Sa arritëm te dera e spitalit, mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja, si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital? Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët.

Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital, që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur, ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin. Kam bërtitur me të madhe, të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG tani, pse nuk iu bë kur ishte e gjallë? Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq”, është shprehur vajza e të ndjerës, Klotina Topulli.

Dy fëmijët e Tatjana Dajkos, janë shprehur se kanë bërë kallëzim penal në Policinë e Korçës, duke pretenduar se dy mjekët e turnit A.D. dhe G.R, i kanë neglizhuar duke mos ju dhënë shërbim. Djali i 61-vjeçares, Anil Dajko, tha se në spital nënës së tij i thanë që të ikte se nuk kishte asgjë, veçse ankth.

“Nëna rrinte me mua. E mora në 10 këtu dhe e çova në spital. E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja më dhemb gjoksi dhe kurrizi. I matën tensionin dhe oksigjenin. I bënë gjilpërë, e ngritën, u ul te stolat mamaja pas meje, u ngritëm prapë, i tha mamaja a do më masni tensionin prapë? Ik, ik, i thanë nuk ke gjë, një gjendje ankthi ke.

Duke ardhur rrugës për në shtëpi, më tha mua, po më zë më shumë tani, por do më kalojë. Erdhëm në shtëpi, jo më tha, po më zë më shumë. Erdhëm në shtëpi, do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, ajo sa hyri brenda, u këput.

Morëm ambulancën, prit të vinte, pas 12 min na tha jemi në Bulgarec, megjithatë mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital, te dera e spitalit atëherë morën mjetet për mamanë time. Jo, nuk bëhet ajo gjë, t’ia bënin shërbimet si vdiq.

Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? Vdekje e menjëhershme?? Çfarë janë këto që shkruajnë, për të mbuluar plehrat? Unë çuditem, më copëtuan. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza? Dua të drejtën e mamasë time, asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime”, është djali i viktimës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...