Historike në ‘Paris 2024’/ Mundësi Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

Date:

- Advertisement -

10 gusht 2024, ora 19:53. Kjo është koha fikse që do hyjë në historinë e sportit shqiptar, pasi rusi i natyralizuar si kuqezi, mundësi Chermen Valiev ia ka dalë t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori.

25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël. Paçka se vetëm të bronztën, Valiev ka fituar atë që për dekada të tëra nuk kanë bërë shumë sportistë kuqezinj.

Tanimë vendi ynë e ka një medalje Olimpike, gjë që ndodhi pas pjesëmarrjes së dhjetë në Lojërat Olimpike. Valiev tanimë do shpërblehet nga shteti shqiptar për këtë arritje me 50 milionë lekë (të vjetër), si edhe me gradën Kolonel.

Ecuria e Valiev në Lojërat Olimpike

Valiev u eliminua të premten në çerekfinale nga uzbekistanasi Zhamalov, por mundësi ynë ishte në garë ditën e shtunë pas ‘ripeshkimit’ për një medalje bronzi dhe arriti t’ia dalë të triumfojë, duke sjellë medaljen e parë historike për vendin tonë.

Shqipëria ishte një nga 5 vendet që nuk kishte fituar kurrë medalje Olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monacon dhe Andorran. Por, rrugëtimi i skuadrës kuqezi nuk përfundon me kaq, pasi ditën e dielë Islam Dudaev do të përpiqet të fitojë edhe ai një medalje bronzi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...