Holandezi vdiq në Osum por gruaja shpëtoi, fëmijët e tyre falënderojnë shqiptarët dhe iu dërgojnë dhurata (Video)

Date:

- Advertisement -

Më 8 Maj, një turist holandez i identifikuar si Jules Schurmmans, 68-vjeç humbi jetën në kanionet e Osumit.

VIDEO nga falenderimi per shqiptaret dhe gjestin e tyre

Turisti po eksploronte kanionin bashkë me gruan e tij Helma Schurmmans 64-vjeçe kur papritur i mori rrjedha. Menjëherë në ndihmë iu kanë shkuar skuadra e rafting të cilët kanë arritur të shpëtojnë shëndoshë e mirë 64-vjeçaren holandeze dhe kanë gjetur pas 3 ditësh trupin e pajetë të 68-vjeçarit.

Edhe pse ekipi i shqiptarëve nuk mundi të shpëtonte holandezin Schurmmans, fëmijët e tij janë falenderues për gjetjen dhe shpëtimin e mamasë së tyre. Në shenjë falenderimi për atë që kanë bërë shqiptarët, 4 fëmijët e çiftit Schurmmans kanë sjellë një pako me dhurata në Shqipëri.

Në pakon me dhurata simbolike, ata kanë dërguar edhe një letër ku falenderojnë shqiptarët për gjestin human që kanë bërë.

Mesazhi nga grupi i rafting:

Ndihemi keq që nuk u gjendëm në kohë të shpëtonim babain por ndihemi shumë mirë që shpëtuam mamin e Danja ,Annikes dhe Yurit. Këto dhurata që morëm sot nga femijet e ciftit Schuurmans na emocionuan shume !Faleminderit nga skuadra jone !

Dear Rafting -Team! Thank you so much for saving my mother Helma Schuurmans and the help and support to find my father. You are all angels! Love Helma ,Danja,Juri,Annika Schuurmans!

Per humbjen e jetes turistit Hollandez ne Kanionin e Osumit ne skrapar Ishin duke eksploriar kanion me kayak pa guida dhe pa masat e siguris Skuadra gjeti rastesisht gruan dhe e nxorem nga kanioni Bashkeshorti humbi jeten dhe skuadra e gjeti pas 3 ditesh trupin e te ndierit. 7-8 maj ka ndodhur. Pas ketij rasti ka patur dhe raste te tjera si ne Kanionion e Osumit dhe ne Kanionin e langarices po nuk i kemi bere publike. Po keni mundesin publikoheni djemt e skuadres se Rafting Albania kan ndihmuar shume shume turiste ne lumenj dhe kan qen gjithmon te heshtur Jan Heronjt e Heshtur Ju urojm shume suksese ne punen tuaj .

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related