Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik mesditën e sotme në Sarandë.
Shtetasi Marsel Kasi ka qenë duke lëvizur me motomjetin e tij kur për motive ende të paqarta ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një mjet tip “Ford”.
Si pasojë, ka humbur jetën 35-vjeçari Kasi me origjinë nga Gjirokastra, ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Ford” është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Marsel Kasi ishte i apasionuar pas motorave dhe hiking. Ai shpeshherë eksploronte zonat malore të jugut të vendit dhe jo vetëm.