I dha të miturit hashash dhe e postoi videon në Tik Tok, 31-vjeçari në Laç: Video është montazh

Date:

- Advertisement -

Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në tik-tok është montazh”. Kështu është shprehur para hetuesve 31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia), i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia e Lezhës pasi shfaqej në një video, duke konsumuar hashash bashkë me një fëmijë të mitur.

I riu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ndërkohë policia nuk ka arritur ende të indetifikojë fëmijen që shfaqej në videon e postuar në tik-tok, pasi 31-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me uniformat blu me pretendimin se nuk ka lidhje me këtë rast.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pas publikimit të vidoes ku shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa bashkë me një të mitur.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...