I vendosën tritol në derë në të banesës, flet babai i kreut të klanit Duka: Nuk kam konflikte me njeri, s’kam dijeni…

Date:

- Advertisement -

Muhamet Duka, pronari i banesës ku u vendos tritol në orët e para të mëngjesit t sotëm në zonën e Freskut në kryeqytet ka folur për hetuesit në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burime bëjnë me dije për Panorama TV se ai është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.

“Nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët. Nuk kam konflikte me njeri”, mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor.

Muhamet Duka është babai i Leonard Dukës, i njohur si kreu i Klanit Duka dhe Erlis Dukës, të dy të shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, mikut të ngushtë të Ervis Martinajt.

Përplasja mes grupeve duket se daton kohë më parë, pikërisht kur Martinaj dyshohet se mori peng babanë e vëllezërve Duka dhe e dhunoi. Në shenjë hakmarrje ata tentuan disa herë t’i afrohen Martinajt dhe më pas dyshohet se ekzekutuan mikun e tij, Malko./panorama

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vazhdon padrejtësia e madhe me Ernest Muçin në Turqi, e ulin në stol në momentin më të mirë

Ernest Muçi po vuan menaxhimin e dobët te Beshiktashi....

Kristjan Asllani kthehet në çështje, tifozët e Inter kërkojnë largimin e tij

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç...