IKMT do shembë nesër një hotel në Dhërmi, banori: Po nxjerrin inatin e humbjes, djali ishte bashkëpunëtor i Belerit

Date:

- Advertisement -

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbërritur në Dhërmi të mërkurën pasdite për të shembur një hotel pa leje. Hoteli do të shmbet ditën e enjte.

Por në deklaratat e dhëna për mediat, banorët thonë se operacioni i ndërmarrë nga IKMT është i motivuar politikisht.

I rrethuar nga IKMT është një hotel në pronësi të Fjorentin Belit, i cili sipas deklaratave të banorëve, ishte numërues në kutinë e fundit të fshatit Kudhes, që i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë.

VIDEO nga vendngjarja

Prindërit e Belit, e ëma dhe i ati, thonë për mediat se djali i tyre nuk ka asnjë faj ndërsa i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet.

“Dha urdhër ai. Pse çfarë i bënë? Se vajti djali im në komision? As i shau, as i ofendoi? Neve rroftë themi, nuk themi poshtë. Po tani poshtë e më poshtë të verë,” u shpreh nëna e Fjorentin Belit për mediat.

Garën për bashkinë Himarë e fitoi kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri i cili aktualisht është pas hekurave.

Ai siguroi 3840 vota ndërsa kundërshtari i tij politik nga kampi rozë Jorgo Goro siguroi 3821 vota.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related