“Interi klub madhështor, prej vitesh po i sjellim trofe”, Lautaro Martinez “kërcënon” Sitin para finales së Champions-it

Date:

- Advertisement -

Interi triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Fiorentinës në finalen e Kupës së Italisë, duke rrëmbyer trofeun e dytë më të rëndësishëm italian.

Dopieta e Lautaro Martinez, i siguroi suksesin zikaltërve të Simone Inzagit, teksa objektivi i radhës dhe shumë më i vështirë se ky i mbrëmjes së sotme, do të jetë trofeu i Champions-it, ku Interi do të përballet me Mançester Sitit më datën 10 qershor. Në lidhje me suksesin e sotëm, heroi i zikaltërve, Lautaro Martinez ndër të tjera u shpreh pas ndeshjes:

“Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Prej disa vitesh po i sjellim trofe këtij klubi madhështor, jam shumë i lumtur.

Doja të ngrija një tjetër trofe në këtë sport, pasi është e vetmja gjë që vlen. E nisëm keq ndeshjen, vuajtëm në 15 minuta e para. Më pas zhvilluam ndeshjen që duhet të luanim që në fillim. Finalja e Champions-it? Unë dua të vazhdoj në këtë mënyrë, dua të vazhdoj të fitoj”, deklaroi 25-vjeçari argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...

Shqipëria beson se sot përmbyset historia e rezultateve, Ardian Ismajli: I marrim 3 pikët në Gjeorgji, e vetmja rrugë për ne

Shqipëria do të përballet sot kundër Gjeorgjisë në transfertë...