“Ishim në grupin e vdekjes, me kampionë Europe dhe Bote”, Silvinjo: Të provojmë emocionet e Botërorit

Date:

- Advertisement -

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, tha pas ndeshjes me Spanjën, ku kuqezinjtë u mposhtën minimalisht se nga Europiani largohemi me kokën lart.

Tekniku kuqezi deklaroi se nuk është i kënaqur me rezultatin, por Kombëtarja shqiptare largohet me kokën lart nga Euro 2024, për paraqitjet e treguara nga lojtarët.

Sipas tij, shumë lojtarë ishin të rinj dhe fituan eksperiencë, ndërsa theksoi se tani duhen provuar emocionet e Botërorit.

“Dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, me kampionë Europe dhe Bote. Me yje të mëdhenj. Jam i trishtuar për rezultatin, por jo për paraqitjet. Kemi dalë me kokën lart nga ky kompeticion. Në çdo ndeshje kemi pasur mundësitë tona.

Sa i përket Europianit. Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë shumë të rinj në fushë gjatë këtyre ndeshjeve. Por edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë që kanë bërë shumë mirë në këto sfida. Të gjithë mendonin se do të humbisnim 3 apo 4 me 0 ndaj këtyre skuadrave, por ne ishim aty, në lojë deri në fund.

Dua të falënderoj Federatën dhe të gjithë stafin që kemi punuar. Kemi përpara Nations League dhe më pas do të fokusohemi te kualifikueset e Botërorit. Kemi treguar rritje dhe duhet të vazhdojmë të provojmë emocionet e Europianit sërish, por edhe të Botërorit”, deklaroi Silvinjo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...