Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet nga një algjerian

Date:

- Advertisement -

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e sotme në Itali.

Mediat italianë bëjnë me dije se shqiptari është vrarë me armë gjahu nga një shtetas algjerian.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Sirolo, Ancona para hyrjes së një parkingu.

Sipas rikonstruksioneve të para, sherri i nisur para parkingut ka qenë shkëndija që çoi në vrasje. I riu shqiptar ka ndërhyrë për të mbrojtur një shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga algjeriani. Shqiptari në përpjekje për të qetësuar gjakërat është qëlluar në gjoks nga algjeriani.

Ky i fundit ka arritur të arratiset, ndërsa trupi i shqiptarit ka mbetur në tokë. Pas dy orësh kërkime policia italiane ka arritur të arrestojë autorin i cili do merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related