“Jam Dua Lipa!”, e mashtruan duke u hequr si këngëtarja e famshme, gjendet pa jetë Gianfranco Bonzi

Date:

- Advertisement -

I zhgënjyer nga një marrëdhënie e stisur romantike me këngëtaren Dua Lipa, Gianfranco Bonzi gjendet i vdekur pasi u shpall i zhdukur disa muaj më parë.

Sipas informacioneve i ndjeri u mashtrua në rrjetet sociale nga dikush që pretendonte se ishte këngëtarja Dua Lipa. Bonzi u zhduk në Milano pesë muaj më parë, ndërsa trupi që u gjet para një muaji në lumin Adda është konfirmuar nga analizat se është ai.

59-vjeçari ishte administrator pallati dhe kishte bërë një postim në rrjet pak para se të zhdukej.

“Ky është postimi im i fundit dhe një nga veprimet e fundit të jetës time. Arsyeja është një zhgënjim romantik që nuk mund të përballoja”, shkruante ai.

Policia beson se Bonzi ka rënë viktimë e një mashtrimi në internet me kriptovaluta, ndërsa raportimet sugjerojnë se mashtruesi pretendonte se ishte këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Sipas një deklarate të një të njohuri, besohet se viktima i ka dërguar para këngëtares së rreme.

“Më thoshte se ajo e quante “dashuria ime”. Kishte bërë dy tërheqje në bankë nga rreth 2,500 euro secila prej fillimit të vitit. Në fillim të marsit më tha se i kishte dërguar para. Më pas, ajo ishte zhdukur. Ai u zemërua dhe u stresua. Ishte i bindur për marrëdhënien që kishte me të dhe ndihej i tradhtuar. U zhgënjye shumë.”

Sipas provave, policia dyshon se Bonzi është vetëvrarë pas trazirës emocionale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...