“Jam e sigurt në Serbi”, Fjoralba Ponari “i përvishet” Zhaklin Lekatarit: Antishqiptare dhe çnjerëzore

Date:

- Advertisement -

Jam e sigurt në Serbi sepse s’ka shqipe”.

Kjo është deklarata virale e Zhaklin Lekatarit, e cila është cilësuar si antishqiptare nga shumë persona, përfshirë edhe figura të njohura.

E një ndër to është edhe Fjoralba Ponari.

Moderatorja madje e cilësoi çnjerëzore këtë koment të Zhakut, në një status në Tëitter, ku ndër të tjera shkruante: “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera.”

Ajo ka marrë një replikë edhe nga opinionistja e “BBV2”, e cila i shkruan: “Pse nuk bërë asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”

Fjoralba nuk e la me kaq duke iu kthyer sërish: “Këtu kanë qenë, janë dhe do jenë. Virtuale dhe jo vetëm. Më vjen shumë keq, por nuk e kam përligjur kurrë dhunën, të asnjë forme, kundër askujt. Sikurse nuk pranoj analogji mes reagimeve të një tufe shpellarësh me masakrat e ’98.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...