Myrto Uzuni ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 100 me Granadën. Sulmuesi shqiptar e festoi në mënyrën më të mirë të mëndshme këtë arritje të tijën. Lojtari nga Berati shënoi dy gola në përballjen me Eldensen, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Pas përfundimit të ndëshjes, Uzuni ka folur për mediat e pranishme, ku ka theksuar po punon fort për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.
@albfootballx Myrto Uzuni in TOPFORM #fyp #albania #football #LALIGA #nationsleague #UEFA ♬ original sound – McGregor.irl
“Personat që na respektojnë, duhet t’i respektojmë dyfish. Ndjej që këtu jam në shtëpi dhe njerëzit më duan shumë. Jam një lider në fushë dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Dua të shënoj shumë gola për t’u kthyer në La Liga. Nuk është e lehtë të luash 100 ndeshje me Granadën. Të gjithë e dimë që është një klub i madh. Jam duke punuar çdo ditë për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë gëzim tifozëve”, ka thënë Myrto Uzuni./Sport Ekspres/