Jasir Asani drejt elitës spanjolle, zbulohen prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares

Date:

- Advertisement -

Jasir Asani është me “valixhe në duar” dhe gati për ekipin e ri që do t’a rikthejë atë në Europë. Anësori që ishte një zbulim nga Silvinjo në edicionin kualifikues dhe shkëlqeu me Shqipërinë, mund të kalojë në kampionatin spanjoll.

Ashtu siç mëson “Panorama Sport”, Selta Vigo interesohet ende për Asanin. Klubi spanjoll e ka ndjekur që në fundin e muajit tetor, në kohën kur Jasiri shënonte disa perla për Kombëtaren. Në atë periudhë, klubi i tij, Guangju kishte planifikuar rreth 1.5 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, por mesa duket, kjo shifër tashmë është rritur.

PRAPASKENAT- Mësohet se menaxheri i Jasir Asanit është në bisedime me disa skuadra, por gjithashtu Selta Vigo është ende e interesuar për 28-vjeçarin.

Ndërkohë klubi në Korenë e Jugut ka rritur pretendimet për Asanin dhe kërkon që të arkëtojë një shumë pak më të madhe se 1.5 milionë euro që kishte llogaritur në fundin e muajit tetor. Asani ka edhe një vit kontratë me Guangjunë.

Sa i përket interesimeve të tjera, Franca po ashtu është një destinacion i mundshëm për Jasirin. Aktualisht kampionati në Korenë e Jugut ka mbaruar dhe sulmuesi i krahut është duke pushuar, pa harruar stërvitjen individuale për të mbajtur sado pak trupin në formë.

Kampionati në shtetin e largët rifillon në fundin e muajit shkurt, por gjithsesi Asani ka kohë gjithë janarin për të gjetur një ekip në Europë.

Pritet të shihet nëse Selta Vigo dhe Guangju do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Klubi spanjoll po kalon një sezon të vështirë në La Liga, teksa është një pikë larg vendit që rrëzohet nga kategoria. Afrimi i Asanit mund t’i jepte një ndihmë për të kaluar këtë sezon të vështirë.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...