Jasir Asani pranë kalimit në kampionatin më të fortë në botë, aty ku luan Cristiano Ronaldo

Date:

- Advertisement -

Viti 2023 ishte fantastik për Jasir Asanin. Anësori zhvilloi një fushatë kualifikuese “magjike”, duke shënuar tre gola për kornizë, të cilat ndihmuan Shqipërinë që të kualifikohej në Europianin e Gjermanisë në qershor.

Gola këto, që patjetër nuk mund të rrinin pa tërhequr vëmendjen e shumë klubeve për Asanin, por 28-vjeçari që luan në Korenë e Jugut, është gati për të ndryshuar kampionat, teksa burime të besueshme të “Panorama Sport” bëjnë me dije se Jasir Asani ka rënë dakord për të kaluar në Arabinë Saudite.

PRAPASKENAT ARABE Për Jasirin ka pasur interes nga disa klube, Selta Vigo një prej tyre, ku gazeta e ka bërë të ditur në numrat e mëparshëm, teksa edhe nga Franca ka pasur bisedime. Por, autori i tre “perlave”, ndaj Moldavisë, Polonisë dhe Çekisë është pranë firmës në Superligën e Arabisë Saudite, kampionat ky, që së fundmi kanë shkuar shumë lojtarë të nivelit të lartë, duke nisur nga kalimi i bujshëm i Kristiano Ronaldos. Megjithatë, ende nuk është bërë i ditur emri i ekipit që Asani do të vijojë karrierën, por në Korenë e Jugut është e sigurt që nuk do të kthehet.

Sulmuesi anësor është nën kontratë me Guangjunë edhe për një vit, me kampionatin vendës që aktualisht nuk ka nisur ende, por klubi patjetër që do të përfitojë një shumë nga shitja e tij, shifër kjo që për klubet arabe është e papërfillshme. Aktualisht liga arabe është në pauzën e saj dhe rikthehet më 15 shkurt dhe me shumë mundësi, siç bëjnë me dije burime të “Panorama Sport”, Jasiri do të ketë firmosur me një ekip në këtë kampionat. Synimi është që Asani të jetë në gjendje të mirë fizike dhe me minuta në këmbët e tij kur të afrohet Europiani, që do ta gjejë Shqipërinë në muajin qershor, me tri sfidat kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, ku ai është një ndër lojtarët kryesorë në skemat e trajnerit Silvinjo.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...