“Jeni grup i dobët, hajde sqarohemi”/ Dinamika e sherrit të të rinjve, shoku i Cllevios qëlloi sapo pa kundërshtarët

Date:

- Advertisement -

Një konflikt virtual në Tik-Tok ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në Durrës, ku për pasojë mbetën të plagosur dy 21-vjeçarë, banues në lagjen numër 12 në qytetin bregdetar. 25-vjeçari Klajd Mancaku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Jurgen Vrionit dhe Arben Haxhiut, teksa ky i fundit ndodhet ende në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Burime për mediat bëjnë me dije se tre të rinjtë njiheshin më njëri-tjetrin. Jurgen Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin si një grup muzikor, teksa Mario Vrioni e kishte prezantuar veten si muzikant dhe kreu i një grupi, që këndon muzikë moderne. Ka qenë pikërisht muzika pikënisja e sherrit mes të rinjve.

Dyshohet se autori i dyshuar, Klajd Mancaku, ka komentuar në Tik-Tok dhe e ka cilësuar një grup të dobët dhe jo real atë të Vrionit. Ky i fundit është inatosur nga komentet negative dhe më pas janë konfliktuar verbalist duke ofenduar njëri-tjetrin. Pas kësaj ata kanë kërkuar që të takohen për të sqaruar çështjen.

Mario Vrioni ka marrë me vete edhe kushëririn e tij, Jurgen Vrionin. Dyshohet se Arben Haxhiu është shok i përbashkët i palëve. Por në momentin që Klajdi Mancaku ka vënë re se këta persona i janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Marios dhe është larguar me shpejtësi.

Si pasojë janë lënduar lehtë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu. Nga ana tjetër, Mario Vrioni rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndët narkotike dhe drejtim automjeti pa patentë. Klajd Mancaku rezulton se është një personazh mjaft viral në rrjetet sociale.

Ai u bë i njohur edhe pak kohë më parë si shok i reperit Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio Serbiano” apo “Cllevio Masoni”. Ky i fundit u përfshi pak kohë më parë në një sherr edhe me reperin Noizy, ku iu desh edhe të kryente një dënim në burg e më pas në arrest shtëpie.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related