Jesar dhe Jaser Shabaj, dy vëllezërit që montonin mina artizanale për grupet kriminale

Date:

- Advertisement -

Një 20-vjeçar është arrestuar dhe një 23-vjeçar është shpallur në kërkim pasi janë kapur me 2 mina me telekomandë të cilat do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.

Dy vëllezërve shkodranë, Jesar dhe Jaser Shabaj, iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore).

Dy të rinjtë bënin pjesë në një grup të strukturuar kriminal në Shkodër, por që kishin edhe bazë në Tiranë.

Ata përgatitnin minat në mënyrë artizanale dhe bashkonin eksplozivet me celularët. Ka dyshime se lënda shpërthyese ishte përgatitur për larje hesapesh mes bandave, ose e porositur nga persona të tjerë për ndonjë atentat të mundshëm.

Jaser dhe Jesar Shabani zotëronin 3 banesa, dy në “Don Bosko” dhe një në “Liqenin e Thatë” dhe në të gjitha janë gjetut materiale për montimin e minave.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...