“Ka idiotë, po idiotë gangstera”/ Braçe publikon videon e aksidentit te Liqeni Artificial i Tiranës: Ka hequr targat!

Date:

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe hasi në vrapin e mëngjesit nga Liqeni Artificial i Tiranës, makinën ‘BMW’ që u aksidentua e më pas u braktis nga drejtuesi i saj.

VIDEO nga makina e aksidentuar

Ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë.

Aksidenti në Liqenin e Tiranës, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi 26-vjeçar nga Durrësi! Ja çfarë dyshohet
“Ka idiotë, po idiotë si kjo kategori vështirë që të ketë! Se ç’duhet këtu në digën e liqenit kjo makinë gangsterash, horrash, askush nuk e di”, dëgjohet të thotë ai në videon që ka regjistruar dhe publikuar vetë.

“Duket sikur idioti eshte limiti; por ka shume se idioti, eshte ky! BMW mbi digen e liqenit, aty ku prej mengjesit heret ne mbremje ka vec kembesore e cikliste!!

Domethene ka ngjitur Digen nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartesi e pjerresi, ka marre perpara peme e shtylla dhe eshte perplasur ne murin e diges nga ana e liqenit!

Aksident i rëndë në Tiranë/ BMW “X6″ përfundon në digën e liqenit artificial
Ka qene i vetedishem; Ka dale nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!! Domethene, ta mendosh te dehur ben gabim, ta mendosh te taposur nga malli ben gabim prape; Tipikisht idiot qe ka bere prove te ngjise digen me makine te forti”, shkruan Erion Braçe.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën.

Makina ka marrë para edhe një gardh që ndante kodrën me shëtitoren. Automjeti është ndalur falë bordurës së betonit pranë digës, pasi mund të kishte përfunduar edhe në liqen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related