“Ka luajtur futbollin më të mirë të karrierës me mua“, trajneri i ri i Partizanit paralajmëron afrimin e Grezdës: Ka dëshirë të madhe të vijë te ne

Date:

- Advertisement -

Zoran Zekiç është paraqitur sot për herë të parë në konferencë për shtyp përpara mediave shqiptare. Trajneri i ri i Partizanit i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke shuar edhe kureshtjen për transferimin e Eros Grezdës. Zekiç ka theksuar se lojtari shqiptar ka kapur nivelin më të lartë në karrierë nën drejtimin e tij, ndërsa shton se dëshira e Grezdës ëshë e madhe për t’ju bashkuar Partizanit.

“Unë nuk zgjodha Partizanin, më zgjodhi Partizani mua. Për mua ishte një sfidë e madhe, kam punuar në Moldavi, në Hungari, në Kroaci dhe tani kisha nevojë për një sfidë të re. Mendoj se Partizani është klubi më i madh në Shqipëri dhe për mua, stafin tim, është një mundësi që të bëjmë diçka të mirë për Europën, duke filluar nga Champions League e pastaj kampionati. Por për kampionatin do të kemi më shumë kohë.

Kam luajtur kundër Partizanit, kam punuar te Sherif Tiraspoli dhe në atë ndeshje më kujtohen kualiteti dhe mentaliteti shumë i mirë i Partizanit. Gjithashtu për fat të mirë kam pasur mundësinë që të punoj me shumë futbollistë shqiptarë në Kroaci dhe në klube të tjera dhe më pëlqen karakteri, cilësia dhe profili i tyre se si luajnë futboll. Opinioni im është që të luajmë futboll me disiplinë. Kam zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, kam parë shumë gjëra, nuk jemi kompletuar ende, presim disa lojtarë. Padyshim duhet të tregoj veten time dhe t’u shpjegoj lojtarëve të mi çfarë pranoj dhe cilat rregulla që duhet të ndjekin në fushën e lojës dhe jashtë saj. Nuk kemi shumë kohë.

Transferimi i Grezdës? Mendoj se është pyetje për drejtorin se kam goxha punë për të bërë në fushën e lojës. Duhet ta dini që ai luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij kur luajti me mua. Uroj që të jetë në formë të mirë, e di që ka një dëshirë të madhe të vijë te Partizani, por çdo gjë tjetër varet nga marrëveshjet.

Largimi i Kolelës edhe pse kampion? Shpeshherë jeta nuk është kaq e thjeshtë, unë u largova nga Sherif, ku fitova dy tituj e dy Kupa, luajta e fitova 50 ndeshje në atë periudhë. Po ju them se jeta është në disa raste e thjeshtë e disa herë jo, nuk di të them nëse ai kishte probleme këtu, por kjo është jeta, kjo është jeta e trajnerit. Para çdo ndeshje, marr gjërat e mia dhe i bëj gati, se ndoshta shkoj në shtëpi”, ka deklaruar Zoran Zekiçi.Sport Ekspres

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...