Kamarierin ia vrau ashensori, para 2 vitesh pronarit të ‘Orange’ në Sarandë iu bë atentat

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme në Orange Club në Sarandë u regjistrua një tragjedi. Në lokalin e Spiro Iljadhit, u këput kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë 17-vjeçarin Antonio Delilaj.

Lidhur me ngjarjen e u arrestua montuesi i ashensorit Lulëzim Allkushi 43 vjeç, teksa kërkohet pronari i klubit, 37-vjeçari Spiro Iljadhi pasi akuzohen për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë pronari i Orange Club Saranda është një emër i njohur, pasi në vitin 2021, 20 plumba janë zbrazur në drejtim të tij. Asokohe 35 vjeç, Iljadhi u qëllua me armë nga 3 autorët, Andrea Caushi, Visi Caushi të dy vëllezër dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

Si pasojë e të shtënave, plumbat kapën rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Marin Jano, 33-vjeç. Ngjarja në fjalë, e para 2 viteve ndodhi si pasojë e një konflikti çasti. Spiro Iljadhi që njihet edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’, është biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit Bar Orange në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge në Ksamil.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...