“Kemi pasur pëlqim, por…”, Fationi flet për Heidin pas daljes nga BBVIP: Më ngacmoi vetë e para

Date:

- Advertisement -

Fation Kuqari, pasi la me dëshirë shtëpinë e Big Brother Vip, ka folur në lidhje me pëlqimin e tij ndaj Heidi Bacit, e cila aktualisht është në një lidhje dashurie me Romeo Veshajn.

Para se të ndodhte lidhja mes tyre, Fationi thotë se ka patur një pëlqim mes tij dhe Heidit.

I ftuar në Big Brother Fun Club, ai tregoi gjithashtu arsyet pse marrëdhënia nuk eci gjatë dhe tha se Heidi e ka ngacmuar e para.

Kur romanca e mundshme mes tyre është diskutuar në një nga netët e spektaklit, Fationi tha se nuk e shprehu si fakt pasi nuk donte që ajo të ndihej keq.

“Nuk ka qenë kurrë trekëndësh. Kemi pasur një pëlqim nga të dyja anët, kemi provuar për të pasur diçka, por ishte e pamundur. Jemi shkëputur pa u bërë trekëndësh gjëja.

Është shumë gocë e mirë, kam respekt por nuk merreshim vesh, por kur nuk e gjen gjuhën e përbashkët nuk e gjen dhe ne nuk e gjetëm. Erdhi një moment, në mënyrë paqësore u ulëm dhe i kërkuam njëri-tjetrit të mbetemi shokë, miq.

Heidi më ka ngacmuar vetë e para, por nuk e thashë në prime se sepse ajo goca do të ishte ndjerë shumë keq, sepse po e sulmonin të gjithë”, tha Fationi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related