Kërcënoi Noizyn në “Tik-Tok”, arrestohet në Rinas Cllevio

Date:

- Advertisement -

Klevio Ahmetaj, i njohur në rrjetin social “TikTok” si Cllevio Serbiano është vënë në pranga këtë të diel.

Sipas burimeve, Ahmetaj është ndaluar në Rinas pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Sipas denoncimit të Noizyt, Cllevio e ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Sipas burimeve zyrtare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas është bërë ndalimi i shtetasit Kleviol Ahmeti kjo pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku.

Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.

Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike./Albeu.com.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...