Kërcënuan me armë pronarin e varkës për arsye konkurrence, nis hetimi për babë e bir te Lumi i Shalës

Date:

- Advertisement -

Dy persona, babë e bir, janë vënë nën hetim pasi dyshohet se për arsye konkurrence, kanë kërcënuar me armë pneumatike pronarin e një varke që operon në lumin e Shalës.

58-vjeçari kallëzoi rastin në polici dhe autoritetet proceduan për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir.

Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, u gjet arma pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe një thikë, që posedoheshin pa leje.

Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related