Klaudio Myrtaj mund të jetë vrarë nga një grua, krimi me motive pasioni

Date:

- Advertisement -

Kështu shprehen banorët e komunitetit të qytetit të vogël Val Vermenagna, Itali që janë ende të tronditur nga vrasja e Klaudio Myrtaj, 34-vjeçarit shqiptar, i vrarë me një plumb në kokë pasditen e së shtunës.

Ai punonte në një zdrukthtari në via Umberto I. Një aktivitet që ai zhvillonte në kohën e lirë për të ndihmuar një mik vendas në restaurimin e mobiljeve dhe përpunimin e drurit.

Ai ishte atje të shtunën më 4 nëntor. Kur pronari u largua, tragjedia ndodhi. Një klient e gjeti atë të shtrirë në tokë me një plagë në kokë. Prokurori publik i Cuneo Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi qëlloi me një plumb në kokë 34-vjeçarin. Ndërkohë kur mbërriti ndihma, shqiptari po merrte frymë, por nuk mund të fliste. Ai vdiq pak më pas teksa po përpiqej të shkonte në spital.

Hetimet nga Karabinierët, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, koordinohen nga Prokuroria Publike e Cuneos. Asnjë pistë nuk është e përjashtuar. As ajo e drogës. Por ngjarja anon më shumë nga një krim pasioni.

Autoritetet dhe Prokuroria po shqyrtojnë çdo hipotezë për të rizbuluar motivin e vdekjes së Klaudio Myrtajt. Pas ngjarjes së rëndë mund të jetë edhe dora e një gruaje.

“Nuk ishte një vrasje profesioniste. Jemi përballë një krimi të bërë keq”. Këto janë të vetmet deklarata të lëshuara nga kreu i prokurorisë së Cuneos.

Ndërkohë hetimet vijojnë në fshehtësi maksimale. Asnjë urdhër arresti dhe ndalimi nuk është dhënë. Policia ka mbledhur dëshmitë e disa dëshmitarëve, mes të cilëve edhe e dashura e punëtorit.

Klaudio Myrtajn e njihnin të gjithë në fshat, edhe pse kishte vetëm disa muaj që jetonte në Vernante.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...