“Klientit i preva gishtat”/ Burgoset për 4 vite në Britani, shqiptari i njohur si ‘mbret’ i shtëpive të barit!

Date:

- Advertisement -

Një bos droge shqiptar i ekspozuar nga ‘Daily Mail’ duke u mburrur për copëtimin e rivalëve është burgosur.

Selamet Mehmetaj, i cili e quajti veten “Djalli”, u burgos për katër vjet e gjysmë për drejtimin e fabrikave të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi i policisë ndaj tij dhe vëllait të tij, Dior, i përshkruar nga prokurorët si ‘dora e tij e djathtë’, erdhi pasi ai u ofroi të shiste sasi kanabisi për gazetarët e ‘Mail’.

Mehmetaj vazhdoi të drejtonte biznesin e tij të drogës dhe të shijonte një stil jetese playboy. Ai u perfshi një intervistë njëzet minutëshe në një emision në Tiranë, ku zakonisht shfaqen yje të showbizit ballkanik, ku prezantuesja pinte shampanjë ndërsa Mehmetaj i qeshur mohoi paturpësisht çdo keqbërje.

Ai gjithashtu bëri një video rap, ku pretendonte se ishte ‘numri një’ dhe ‘i madhi në këtë vend’ dhe se si do të ‘hapte zjarr me armë’ për të mbrojtur miqtë.

Gjykata dëgjoi se si, pavarësisht se kishte bërë një pasuri nga shitja e tij e drogës, ai pagoi dy burra që kishin mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 100 £ në javë secili për të punuar me orar të plotë në dy fabrikat e tij të kanabisit të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës Veriore./Marrë nga Daily Mail

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...