Klubi i Premier League e bind, talenti shqiptar drejt “Pulëbardhave”

Date:

- Advertisement -

Klubi i Brightonit nuk heq dorë nga Brajan Gruda. “Pulëbardhat”, gjithmonë të gatshëm në kërkimin dhe afrimin e lojtarëve të rinj e të talentuar, prej ditësh po tentojnë marrëveshjen me lojtarin me origjinë shqiptare.

20-vjeçari mbylli një sezon shumë të mirë në rrafshin personal me Mainzin në Bundesliga, ku përveç lojërave pozitive gjeti edhe 4 herë rrugën e rrjetës.

Gruda ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Gjermanisë, ndërkohë që është grumbulluar por akoma nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Por sipas shtypit do të jetë në listën zyrtare të Julian Nagelsmann në grumbullimet e radhës të 4 herë kampionëve të botës. Pasi Gruda cilësohet si një ndër të rinjtë më premtues të futbollit gjerman.

Drejtuesit e Brightonit kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, me këtë të fundit që është i gatshëm të transferohet në ishull.

Asnjë problem nuk ka në lidhje me marrëveshjen personale, por duhet gjetur gjuha e përbashkët me Mainzin.

Klubi gjerman nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e sulmuesit të djathtë, që gjithsesi shpreson të nisë një “ankand” për të. Për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.

Emri i Grudës është lidhur edhe me Bayern Munich. Ndërkohë që nga Premier League ka pëlqim edhe nga Liverpooli e Aston Villa.

Gjithsesi, Brightoni po shfaq një interesim konkret dhe serioz. Dhe në klubin anglez do të paraqesin së shpejti një ofertë zyrtare te Mainzi për shërbimet e futbollistit shqiptar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...