Kroacia, finalistja e parë në Nations League! Mposht Holandën në 120 minuta të “çmendura”

Date:

- Advertisement -

Holanda dhe Kroacia u përballën në stadiumin De Kuip në Roterdam në gjysmëfinalen e parë të Nations League. Ballkanasit arritën të fitonin në mënyrë spektakolare me rezultatin 2-4 duke prerë kështu biletën e parë për finalen e madhe. Finalisti tjetër do të dalë nga sfida Itali – Spanjë, nesër në orën 20:45.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për “Tulipanët” të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Donyell Malen në minutën e 34’. Në pjesën e dytë erdhi edhe përmbysja e madhe e djemve të Dalic. Në minutën e 55’, Kramaric do të kthente në gol një penallti të fituar nga kapiteni Modric ndërsa në minutën e 72’ festën do ta ndizte Pasalic i cili shënoi golin e avantazhit.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq teksa Noa Lang do të barazonte në frymën e fundit duke çuar ndeshjen në shtesa. Në 30 minutat ekstra, një perlë nga distance e Bruno Petkovic do të kalonte sërish në avantazh bardhekuqtë. 5 minuta nga fundi i shtesës do të ishte kapiteni Luka Modric i cili do të vuloste ndeshjen me një penallti.

Kroacia shkon kështu në finalen e madhe të Nations League që do të luhet më 18 qershor në të njëjtin stadium.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...