“Ku kishte nevojë për ndihmë ishte aty”, reagime pas vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar në Itali. Vijojnë hetimet

Date:

- Advertisement -

Hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar, Enrico Aliaj, vijojnë në Itali. Hetuesit po shqyrtojnë çdo hipotezë, edhe atë të një incidenti tragjik. Vëllai i viktimës, një 18-vjeçar, është vënë në pranga dhe vijon që të merret në pyetje.

Enrico humbi jetën si pasojë e një plumbi në kokë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 2 Qershorit, në shtëpinë ku ai jetonte me prindërit, vëllain dhe motrën e vogël në provincën e Piacenza-s.

Për rastin po hetohet për veprën penale të vrasjes. Emri i vëllait të viktimës shfaqet pasi ai ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes. Pas kësaj ai u ngujua në banesë dhe doli pas disa orësh në gjendje shoku. Me ta, në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një peron i tretë, po ashtu i identifikuar. Bëhet fjalë për një shok të tyre, i cili është larguar nga banesa.

Ajo që ka ndodhur është e paqartë. Për të pasur një dinamikë më të qartë priten rezultatet e policisë kriminale, raportet balistike, dy dëshmitë e vëllait dhe shokut dhe autopsia ndaj 20-vjeçarit e cila do të kryhet në ditët në vijim. Një tjetër gjë që duhet të shpjegojnë autoritetet është edhe pistoleta. Pra nuk dihet se si të rinjtë kishin rënë në zotërim të saj.

“Klienti im vendosi t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të hetuesve duke qenë se është i pari ndaj të cilit ka interes për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes”, tha avokati i 18-vjecarit, Fabio Callegari.

Avokati është zv/kryetar i Pontedellolio ku banonin shqiptarët dhe njihet me familjen prej vitesh. 18-vjeçari ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Rasti i rëndë ka tronditur tërë komunitetin. Profesori i Enrico-s, Sergio Segalini është shprehur se i riu shqiptar ishte shumë aktiv.

“Nuk kthehej mbrapsht. Atje ku kishte nevojë për një dorë, ai ishte aty. Ishte një prej më aktivëve dhe ishte në dispozicion të njerëzve”, tha ai.

Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i komunës Alessandro Chiesa.

“Është një ditë e trishtë për komunitetin tonë. I bashkohemi dhimbjes së familjes për këtë humbje tragjike”, tha ai./tvklan.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd, Ballist Morina: Nuk duhet KURRË të dekurajoheni…

Sot, është një ditë krenarie për shqiptarët pasi janë...

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...