“Kur më panë në Kombëtare thanë: ‘Po ky’?! Me trup s’ta mbushja mendjen”, rrëfimi i Lalës: Më kërkoi Bajerni, Brajtneri më ndiqte në stadium

Date:

- Advertisement -

Altin Lala ka dhënë një rrëfim të jetës së tij futbollistike në “Soccer Talk Podcast”. Ish-mesfushori i Kombëtares ishte i ftuari i Skënder Gegës, me të cilin ka ndarë momente të rëndësishme për karrierën e tij. Lala ka treguar hapat e parë në karrierë, ndërsa ka zbuluar se e ka kërkuar edhe Bajerni i Mynihut. Gjithashtu ka ndarë me publikun edhe çastin kur iu bashkua për herë të parë Kombëtares U21, kur trajneri i atëhershëm e pa me mosbesim për shkak të përmasave trupore.

“Me Borusia Fulgën luanim në ligë të tretë, ishim në vend të parë. Ishim edhe në fokus të skaudrave të tjera. Në atë kohë kishin filluar të vinin Frankfurti, Shtutgarti. Edhe Bajerni ka dashur të më merrte mua për të bërë stërvitje në ekipin e parë dhe për të luajtur me ekipin e dytë. Madje Brajtneri ka qenë katër herë në tribunë për të më parë. Kisha nisur të merrja sipër në karrierë. Kur kam shkuar te U21-shi (Kombëtarja) kam nëshkruar kontratën me Hanoverin. Rrugës kam nënshkruar kontratën profesioniste.

Kur më pa Suljman Mema te U21-shi tha: “Po ky“?! Edhe unë po ta kisha parë veten time do kisha thënë: ‘Po ky pse ka ardhur këtu‘? Me trup s’ta mbushja mendjen kurrë“, ka thënë Altin Lala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...