“Ky Europian do të na rrisë më shumë”, Gjimshiti falenderon tifozët: Na kanë mbështetur kudo

Date:

- Advertisement -

Ka përfunduar sot Kampionati Europian për Shqipërinë. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Spanja. Iberikët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 13 me anë të Ferran Torresit, i cili shënoi golin e vetëm të takimit. Por pavarësisht humbjes, Shqipëria pati rastet e veta, duke i shkuar pranë barazimit. Megjithëse largohemi nga Kampionati Europian, kuqezinjtë duhet ta mbajnë kokën lart, pasi loja premton siguri për të ardhmen. Më poshtë ndiqni intervistat e protagonistëve për “TV Klan”-in.

Gjimshiti: “Nuk e di nga ta filloj. Po e filloj nga ekipi dhe stafi. Jam i lumtur për performancat që treguam në fushë. Jo për ndeshjen e parë, sepse kishim pak emocione. Por me kroatët meritonim diçka më shumë, edhe sot meritonim një barazim. Falenderoj tifozët, që na kanë mbështetur shumë. Jo vetëm në stadium, por edhe jashtë. Gjëja më e rëndësishme është që të shohim përpara. Kemi pasur grupin më të vështirë. Prapë kemi treguar ndeshje të mira. Kemi bërë edhe gabime, por kjo është eksperiencë që të rrit. Kemi shumë lojtarë të rinj, që do t’i rrisë shumë ky Europian”.

Merino: “Na vjen keq, sepse kishit një ekip të mirë. Luajtët një lojë të mrekullueshme kundër Italisë dhe kundër Kroacisë. E dinim që do të ishte e vështirë. Është skuadër që vrapon shumë dhe e tregoi këtë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur, sepse i fituam të treja ndeshjet. Nuk kemi frikë nga askush. Do të japim më të mirën. Kemi besim në çfarë mund të bëjmë. Kemi edhe një dhomë zhveshjesh shumë të mirë, jo në nivel lojtarësh, por si qenie njerëzore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...

Raporti i Komisionit Europian: Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%

Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit duke...