Lajm i mirë, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin pas problemeve me zemrën

Date:

- Advertisement -

Aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar, Mehdi Malkaj ka lënë këtë të premte ambientet e Spitalit “Nënë Tereza”. Pas një jave nën kujdesin e mjekëve, për shkak të probleme që kishte shfaqur me zemrën, Malkaj ka dalë sot nga QSUT.

Mjekët kardiologë dhe infermierët në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT janë përkushtuar maksimalisht për shëndetin e Mehdi Malkaj dhe sot ai gëzon shëndet të plotë.

Aktori kishte shfaqur probleme me zemrën dhe është shtruar në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” pasditen e datës 2 Korrik. Fatmirësisht, gjendja e tij është stabilizuar që në momentet e para, por sërish ai është mbajtur në reanimacion dhe nën kujdesin maksimal të mantelbardhëve.

Veç angazhimit në kinematografi, Mehdi Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.

Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliaj dhe është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Filloi menjëherë punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës, ku ka luajtur dhjetëra role. Aktualisht, punon në Teatrin Kombëtar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...