“Lamborghini” me mbi 300 km/h, shoqërohet në komisariat Aleks Visha dhe gjobitet me 1 milionë lekë

Date:

- Advertisement -

Policia Rrugore e Tiranës ka reaguar në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha drejtonte automjetin e tij tip “Lamborghini” me mbi 300 km/h tek tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, teksa bashkë me të ndodhej dhe reperi Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano).

Blutë e rrugores bëjnë me dije se Aleks Visha është shoqëruar në komisariat dhe është gjobitur me 100 000 lekë të rinj (1 milionë lekë të vjetra). Siç duket nuk ka heqje patente për Vishën, pavarësisht shepjtësisë “skëterrë”.

Njoftimi:

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”.

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...